Prishtinë, 07 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot priti në takim kryetarin e Fushë Kosovës, z. Burim Berishën.
Kryetari Berisha e uroi Myftiun Tërnava për zgjedhjen në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Berisha për urimet dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojnë edhe më tej në të mirë të qytetarëve të vendit.