Myftiu Tërnava priti kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës Prishtinë, 07 nëntor 2018 Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli sot vizitoi Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u mirëprit nga Myftiu Naim ef. Tërnava. Kryetari Havolli e uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të institucionit të BIRK-ut, duke i uruar mbarësi dhe punë të suksesshme. Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Havolli për vizitën dhe për urimet.