Prishtinë, 21.07.2018

 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot paradite priti një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Hungarisë, i prirë nga kryetari i këtij komuniteti, z. Zoltan Bolek. Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në Kosovë, më pastaj i njohu me historikun, funksionimin dhe organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të institucioneve të saj. Ai po ashtu falënderoi popullin dhe Qeverinë e Hungarisë për përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës gjatë proceseve në të cilat ka kaluar që nga viti 1990 e deri në ditët e sotme.

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Hungari, z. Zoltan Bolek falënderoi Myftiun për pritjen dhe e njohu me organizimin e Komunitetit Mysliman në Hungari. Ai shprehu gatishmërinë që të nisin bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan që lidhjet shqiptare-hungareze janë të hershme dhe ekzistojnë të gjitha parametrat që të dy komunitetet në të ardhmen të kenë bashkëpunim në shumë fusha. 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…