Prishtinë, 20 maj 2020
Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Me këtë rast lideri i AAK-së Haradinaj theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë̈, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit. Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë̈ veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.
Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional nënvizoi se Bashkësia Islame vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare qe mund t’i kemi.