Prishtinë, 21 maj 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla. Temë diskutimi në këtë takim ishte përpjekja e përbashkët e dy institucioneve në luftën kundër pandemisë Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe dispilinë nga të gjithë qytetarët.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, me këtë rast, vlerësoi lart angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se Bashkësia Islame e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tani kanë treguar rezultate të kënaqshme.

Nga ana e tij, ministri në detyrë z. Sveçla falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në veçanti Myftiun Tërnava për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektimin e masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithmarshme për tejkalimin sa më të mirë të kësaj situate.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…