Prishtinë, 17 mars 2022

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës gjegjësisht Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit do të organizoj aksionin “Sofra e Ramazanit 2022” e cila do të filloj nga data 21 mars- 10 prill 2022. Me këtë rast edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës ,Myftiu Naim ef. Tërnava ka shprehur falënderime për të gjithë ata bamirës që kanë ndihmuar aksionet e OJQ ‘Bereqeti” që ka pasur deri më tani, dhe se edhe këtë herë edhe ky aksion presim që bamirësit dhe donatorët qoftë vendor apo nga mërgata do t’i përgjigjet këtij aksioni humanitar ashtu siç e ka bërë dhe dëshmuar edhe në të kaluarën, duke e lutur Zotin për shëndet, mirëqenie e bereqet në familjen e tyre.

Edhe drejtori OJQ “Bereqeti Behxhet ef. Ajvazi ka nënvizuar se bamirësit tanë asnjëherë nuk kanë hezituar çdo aksion që kemi nisur andaj edhe ky aksion që do të fillojmë kemi bindjen se do të tejkaloj parashikimet tona .’Këtë e bazoj në faktin se donatorët tanë kanë besimin në ne, ndihmat e tyre gjithnjë kanë shkuar në dorën e nevojtarëve, jetimëve dhe kategorive tjera sociale që kanë nevojë për ndihmën tonë.”-tha Ajvazi.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për këtë kampanjë do të vazhdojë nga 21 marsi- 10 prill në të gjitha komunat e Kosovës përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ku bamirësit dhe donatorët e ndryshëm kanë mundësinë që ndihmat e tyre t’i adresojnë në zyrat e Këshillave të BI-së nëpër komuna.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…