Prishtinë, 15 shtator 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me rastin e kalimit në botën tjetër të ish kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr.Rexhep ef. Bojës. Mbledhja u hap me një këndim të sures el Fatiha për shpirtin e merhumit. Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava tha se bashkë ndjejmë dhembjen me ju dhe njëkohësisht lusim Zotin e madhërishëm që ish Myftiun dr. Boja ta marr në mëshirën e Tij. Kalimi në ahiret i Rexhep Bojës është humbje jo vetëm për ju si familje por edhe për të gjithë ne. Kalimi në Ahiret i Doktor Rexhep efendi Bojës është caktim i Zotit, dhe s’do mend se caktimin e Zotit ne e pranojmë me bindje si të tillë dhe më të pajtohemi, porse po ashtu e pranojmë se vdekja e Doktor Rexhep efendi Bojës nuk është vetëm një humbje për familjen, nuk është vetëm një humbje e kolegut për ne hoxhallarët, është më shumë se kaq, është humbje e një njeriu meritor të shoqërisë sonë. Mungesa e doktor Bojës me urtësinë e tij, me qetësinë, mençurinë e këshillat e tij, do të le një boshllëk të madh. Ngushëllimi më i madh në këto çaste të vështira të ndarjes mbetet fakti se ai do të vazhdojë të jetojë nëpërmjet veprës dhe trashëgimisë së tij të begatë dhe të respektit tonë për të.
Rahmetliu tërë jetën ia kushtoi ngritjes dhe avancimit të jetës fetare te ne sikur që ka dhënë një kontribut të paçmuar për shtetësimin e Kosovë dhe kalimi i tij në ahiret, na lënë ne mërzitur e të pikëlluar dhe duke lënë një zbrazëti e boshllëk në mesin tonë. Mirëpo, caktimit të Allahut ne i themi vetëm amin dhe atë e pranojmë me plotë besim, nënshtrim dhe durim të thellë, sepse me urdhrin dhe caktimin e Allahut besimtari duhet të pajtohet plotësisht. Ai më pa tha se “Me Doktor Bojën kam pas fatin që një pjesë të gjatë të jetës ta kalojmë së bashku duke qenë në forumet dhe institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ku kam njohur, ndier e përjetuar urtësinë, vizionin, përkushtimin, përgjegjësinë dhe vendosmërinë e tij, ndaj dhe e kam të vështirë që më këtë rast të zgjedh nga të filloj të flas për kontributin e Dr. Rexhep Bojës për Bashkësinë Islame dhe institucionet e saj, sikundër nuk di nga t’ia nisi që të përmendi angazhimin e tij për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti.Kjo sepse kontributi i dr. Bojës është i shumanshëm dhe shumëdimensional, ndaj dhe nuk mund të pasqyrohet aq më pak një rast dhe në një vend si ky ku jemi tubuar sot. Meqenëse për kontributin dhe veprën e Doktor Bojës do të flitet në të ardhmen, dhe pasi që për shumicën prej nesh rruga jetësore dhe vepra e Doktor Bojës është e njohur, unë do të ndalem te momentet kryesore të jetës dhe tek aspektet më të rëndësishme të veprës së tij”-tha pos tjerash Myftiu Tërnava.
Në fund të gjithë anëtarët e Kryesisë së BIK-ut u lutën Allahut xh.sh., që dr. Rexhep Bojën ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve e dëshmorëve, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’ falë durim.
-
U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”
Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli… -
Myftiu Tërnava së bashku me delegacionin nga Katari vizituan objektin e vakëfit në Gjilan
Prishtinë, më 19 nëntor 2024 Delegacioni nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Isl… -
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Katarit, z. Muhamed al Menai
Prishtinë, më 19 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”
Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…