Prishtinë, më 18 korrik 2024

Me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, u mbajt mbledhja e rregullt e kësaj Kryesie, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend, e më pas kërkoi nga ta që ky angazhim të shtohet edhe më tej.

Kryesia gjatë kësaj mbledhje diskutoi për raportin e Haxhit – 2024 dhe të Kurbanit – 2024, e të cilat pas diskutimeve dhe analizave të tyre nga personat përgjegjës, i miratoi me vota unanime.

Myftiu Tërnava me këtë rast i vlerësoi si tejet të suksesshme organizimin e haxhit dhe të kurbanit.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…