Prishtinë, më 4 gusht 2022

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava. Fillimisht Myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për të gjithë anëtarët e Kryesisë, si dhe për të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë në shërbim të ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh.. Ai më tej edhe njëherë theksoi nivelin e përgjegjësisë që kemi para vetës dhe peshën e amanetin që duhet të kemi në raport me Zotin dhe besimtarët tanë.

Më pas, Kryesia në rend të ditës pati shqyrtimin e raportit mbi ecurinë e Haxhit 2022, raportin mbi organizimin e prerjes së kurbaneve për këtë vit, shqyrtimin e lëndëve të ndryshme, si dhe mori vendime nga kompetenca e saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…