Prishtinë, më 4 gusht 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, njëherësh imamin e xhamisë “El-Hidaje”, Mehas ef. Alijan.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Alijan për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë ai dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë atje. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve. Myftiu Tërnava çmoi lart angazhimin dhe punën e deritanishme të KMSHZ-së.

Nga ana e tij, kryetari Alija shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për organizimin e një tryeze të përbashkët ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Diasporës, që parashihet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, e që për qëllim ka shpalosjen e të arriturave, sfidave, sukseseve dhe peripecive me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë në Diasporë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…