Prishtinë, 1 mars 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Kryesisë, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kryesia në rend të ditës pati diskutimet mbi organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të bekuar Ramazan, shqyrtimin e lëndëve dhe marrjen e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë, si dhe pika të ndryshme.
Pas diskutimeve dhe shqyrtimeve për rendin e ditës, Kryesia në parim miratoi planin e aktiviteteve dhe organizimeve të muajit Ramazan.