Prishtinë, 12 shkurt 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në këtë mbledhje pikë kryesore e rendit të ditës ishte parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, por krahas kësaj, Kryesia lexoi dhe miratoi procesverbalin nga mbledhja e kaluar, si dhe shqyrtoi dhe mori vendime nga kompetencat e kësaj Kryesie.
Pas shqyrtimit, Kryesia e BIK-ut miratoi platformën e Kryesisë për aktivitetet dhe organizimet për muajin Ramazan.