Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti dje mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në fjalën hyrëse kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, luti Zotin për shëndet e mirëqenie për të gjithë, si dhe për vullnet e kurajë për kapërcimin sa më të lehtë të situatës pandemike me COVID-19, me të cilën jemi duke u ballafaquar. Ai shprehu falënderime për anëtarët e Kryesisë dhe të gjithë këshillave të BI-së anekënd Kosovës për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë në shërbim të çështjes fetare, xhematit dhe mirëqenies së tyre në përgjithësi, duke konfirmuar se këtë amanet që e kemi marrë mbi supet tona ta kryejmë me përgjegjësi dhe përpikëri.
Në rend dite ishte leximi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit e Kryesisë, analizë-diskutime mbi gjendjen e përgjithshme, shqyrtimi i lëndëve dhe marrja e vendimeve nga kompetenca e saj, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.
Kryesia, me propozim të Këshillit Drejtues të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame emëroi Sabri ef. Bajgorën në pozitën e drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, kurse Vedat ef. Sahiti u emërua në pozitën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …