Prishtinë, më 23 maj 2024
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në këtë mbledhje u diskutua për raportin mbi aktivitetet e muajit Ramazan, ku edhe u prezantua një raport i detajuar i këtyre aktiviteteve. Më pas u diskutua edhe për raportin me të hyrat nga zekati dhe sadakatul-fitri.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje në rend të ditës qe edhe përgatitja për Haxhin 2024, e që tashmë përgatitjet për organizimin e tij janë në fazën finale.
Në fund, Kryesia diskutoi edhe çështje të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave të cilat i takojnë kësaj Kryesie.