Prishtinë, 14 prill 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës sot mbajti mbledhjen e radhës ku vendosi të ndajë 10.000 euro për aksionin “Sofra e Ramazanit 2020”. Mbledhjen e hapi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili iu uroi mirëseardhje anëtarëve të Kryesisë dhe luti Zotin që t’ju japë shëndet dhe punë të begatshme. Ai falënderoi edhe angazhimin e secilit anëtarë të Kryesisë dhe të gjithë Këshillave të BI të Kosovës si dhe imamët që po japin kontribut në luftimin dhe parandalimin e Koronavirusit COVID-19 si dhe ndihmën jashtëzakonisht të madhe që po ofron Shoqata Humanitare Bereqeti në ndihmë të familjeve të varfrave dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë.
Në rend të ditës së kësaj mbledhje është leximi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, gjendja e përgjithshme në Kosovë pas shpalljes së pandemisë Covid-19,parapërgatitje për muajin e bekuar të Ramazanit, shqyrtimi i lëndëve dhe marrja e vendimeve nga kompetenca e Kryesisë së BIRK-it si dhe lëndë të tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…