Prishtinë, 14 prill 2020

Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur për së mbari. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit qoftë nga Kosova por edhe diaspora po ndohmojnë këtë aksion humanitar duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative.

Dega e Bereqetit në Fushë Kosovë, njofton se Misim Beqiri, pronar i firmës “Kosprod”, një donator i rregullt i shoqatës, ka dhuruar 5 tonë miell, në vlerën e 1.900 eurove. Me këtë rast Koordinatori i degës së Bereqetit në Fushë Kosovë Nexhat ef. Tërnava falënderoi donatorin për bamirësinë e tij dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të degës së Fushë Kosovës që të jenë së bashku për realizimin sa më të mirë të kampanjës “Sofra e Ramazanit”.

Po kështu ky aksion ka gjetur mbështetje në Prizren ku me këtë rast Qendra tregtare “Beli” në Prizren dhe autoservis “Leotrimi” në Landovicë kanë dhuruar 30 pako ushqimore në përkrahje të kësaj kampanje. Koordinatori Kurtish ef. Hoxhaj falënderoi bizneset dhe porositi të gjithë bamirësit që të bashkohen në përkrahje të kampanjës “Sofra e Ramazanit”.
Kurse në Kaçanik, firma “AF Products”, me pronarët Arbër Zharku dhe Faruk Zharku kanë dhuruar 500 euro si donacion për këtë kampanjë. Gjithashtu edhe Tahir Zharku nga kjo komunë ka dhuruar sot 250 kg miell.
Aksioni për grumbullimin e mjeteve për këtë kampanjë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në të gjitha komunat e Kosovës përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…