Prishtinë, 3 maj 2020

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, Ministren në detyrë të Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, z. Përparim Kryeziu, sot priti në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef, Tërnava, që shoqërohej nga Sekretarin e Përgjithshëm Ahmet ef. Sadriun, dhe shefi i kabinetit, Besim ef.Mehmeti.
Pas takimit, Kryeministri në detyrë Kurti shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Bashkësisë Islame. Atyre ju uroi iftar të këndshëm dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura.
Me këtë rast kryeministri Kurti tha se muaji i Ramazanit nuk është muaj i zakontë për besimtarët myslimanë. Në këtë muaj besimtarët sfidohen me agjërim duke u përmbajtur nga ushqimi e pija gjatë ditës, derisa lartësojnë virtytet më të mira të tyre. Ai është muaj i devotshmërisë, përafrimit me Zotin, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë.
Përballja me pandeminë COVID-19 e bën këtë Ramazan të veçantë. Ndonëse na është rikujtuar se sa krijesa të brishta jemi, e kemi kuptuar edhe një herë sa të fuqishëm mund të bëhemi përballë çdo sfide kur jemi të bashkuar në qëllim dhe solidarë me njëri-tjetrin. Për këtë, Kryeministri në detyrë Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin që institucionet fetare kanë pasur në luftimin dhe menaxhimin e pandemisë përmes thirrjeve të tyre që besimtarët ta ruajnë distancën fizike dhe të rrinë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të pamundësohet shpërndarja e virusit Corona. Rezultatet e fundit janë shpresëdhënëse, por kjo nuk duhet të na relaksojë. Kujdesi dhe vëmendja duhet të vazhdojnë të jenë të shtuara.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrinë në detyrë Albin Kurti për iftarin duke lutur Zotin Fuqiplotë që ky muaj të i bekuar i Ramazanit të sjellë në mesin tonë më shumë begati, paqe e bereqet. Ai më pas theksoi se që BIRK ka kontribuar vazhdimisht në të mirë të vendit dhe se edhe në situatën e fundit të gjendjes me COVID-19 dhe se bashkërisht do të tejkalojmë këtë situatë me pasoja sa më te vogla për shëndetin e qytetarëve tanë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…