Prishtinë, më 1 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, pritën sonte në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë muajit  Ramazan. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi Myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.

“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi z. Kurti dhe Konjufca për këtë iftar, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut, që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …