Prishtinë, më 13 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë sonte në iftarin e shtruar nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.

Kryeministri Kurti u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” – u shpreh kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrin Kurti për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes dhe vlerave humane në vend.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …