Prishtinë, më 14 prill 2023

Në prag të Natës së madhe të Kadrit, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, përmes donatorit të rregullt të saj, z. Bekim Kasumit, sot ka ndihmuar 50 familje nevojtare me nga 100 euro.

Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Behxhet Ajvazi, falënderoi donatorin z. Bekim Kasumin për këto ndihma tejet të nevojshme, sidomos gjatë këtyre ditëve të fundit të muajit Ramazan. Ai luti Zotin që ta shpërblejë z. Kasumin dhe familjen e tij me të mirat e Tij në këtë dhe në botën tjetër.

Në shpërndarje të këtyre mjeteve i pranishëm ishte edhe z. Bekim Kasumi, i cili u shpreh i kënaqur që sot po i mundësohet t’ju ndihmojë familjeve nevojtare. Ai kërkoi nga të gjithë përfituesit që të bëjnë dua-lutje për familjen e tij. “Dhashë Zoti që numri i familjeve nevojtare të jetë sa më i vogël në vendin tonë” – tha ai.

Në shenjë mirënjohje për këtë donacion, drejtori i shoqatës “Bereqeti” z. Behxhet Ajvazi i ndau një mirënjohje z. Bekim Kasumit.

Përfitues të këtyre ndihmave kryesisht ishin familjet me jetima, ata me familjarë me autizëm, si dhe ata me gjendje të rëndë ekonomike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…