Prishtinë, 13 mars 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, priti në takim sekretarin e përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdelkerim el Isa, dhe myftiun e Republikës naim ef. Tërnavën dhe delegacionin që po e shoqëron atë në  Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.Në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, dr.Rexhep Boja. Në këtë takim  u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.

Kryeministri Mustafa e njoftoi  mysafirin për progresin e Kosovës në të gjitha fushat dhe përkushtimin e plotë për avancim të mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese euroatlantike.

Duke folur për procesin e fuqizimit të shtetësisë, kryeministri Mustafa theksoi nevojën që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e botës.

Nga  ana e tij Sekretari i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdelkerim el Isa, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e kësaj Lige për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është kauzë e drejtë, andaj të gjitha shtetet e botës duhet ta njohin shtetin e Kosovës”, tha ai, duke premtuar përkrahje në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për vlerat tradicionale të tolerancës, mirëbesimit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve etnike dhe fetare që mbizotërojnë në Republikën e Kosovës dhe aspekte tjera të zhvillimeve pozitive në vend.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…