Prishtinë, 26 gusht 2021
Në vazhdën e vizitave të rregullta nëpër këshillat e BI-së, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Fatmir ef. Iljazi dhe nga zyrtari për shërbime fetare dhe regjistrim të vakëfeve, Abedin ef. Sadriu, vizitiuan këshillat e Bashkësisë Islame të Gjilanit, Kamenicës dhe të Vitisë.
Në këto takime të ndara, kryeimami Sahiti u mirëprit nga kryetarët e këtyre këshillave, nga të cilët u informua rreth punës dhe aktiviteteve të këtyre këshillave. Ai edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për punën dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre.