Prishtinë, 25 gusht 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, dje dhe sot, vizitoi këshillat e Bashkësisë Islame të Deçanit, Istogut dhe të Lipjanit.

Në këto takime të ndara, kryeimami Sahiti u mirëprit nga kryetarët e këtyre këshillave dhe nëpunësit përkatës administrativë, nga të cilët u informua rreth punës dhe aktiviteteve të këtyre këshillave. Ai edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për punën dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre.

Theks të veçantë kishte vizita në Këshillin e BI-së së Deçanit, ku kryeimami Sahiti e njohu kryetarin Rasim ef. Bytyqi, për zhvillimet e fundit në lidhje me realizimin e projektit të restaurimit të xhamisë në fshatin Drenoc. Ai tha se punimet e restaurimit dhe rikonstruimit të kësaj xhamie të djegur vite më parë, do të fillojnë shumë shpejt. Xhamia e Drenocit është në listën e përkohshme të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Gjatë vizitës, kryeimami Sahiti shoqërohej nga zëvendësi i tij Fatmir ef. Iljazi dhe përgjegjësi për shërbime fetare dhe regjistrim të vakëfeve Abedin ef. Sadriu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Simpoziumi virtual “Vakëfet në vendet e Ballkanit”

Prishtinë, më 9 shtator 2024 Më 7 shtator 2024, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Va…