Prishtinë, më 17 janar 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim kryetarin e komunës së Mamushës, z. Abdulhadi Krasniqi, të cilit fillimisht i shprehu mirëseardhje dhe e falënderoi për ndihmën dhe bashkepunimin që ka ofruar komuna e Mamushës në realizimin e projektit të revitalizimit të oborrit të xhamisë, restaurimit të sahat kullës dhe ndërtimit të qendrës islame në Mamushë.

Kryetari i komunës, z. Krasniqi, falënderoi kryeimamin për mikrpitjen, si dhe e përgëzoi Bashkësinë Islame për kontributin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi u diskutua, dhe ranë dakord në parim, që edhe komuna e Mamushës të mbulojë shpenzimet e varrimit për të vdekurit, sikur që këtë e bëjnë edhe komuna të tjera.

Kryetari Krasniqi në këtë takim shoqërohej nga zv.kryetari i komunës, Haci Mazrek, imami i Mamushës, Rushdi Shala dhe muteveliu, haxhi Adil Mazrek, një bëmirës dhe donator i njohur i Medresesë “Alauddin”.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…