Prishtinë, më 27 shkurt 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, z. Leutrim Ajeti.

Kryeimami Sahiti fillimisht i shprehu mirëseardhje nënkryetarit Ajeti e më pas e falënderoi atë për ndihmën dhe bashkëpunimin që ka ofruar për realizimin e ndarjes së parcelës për ndërtimin e xhamisë në Kishnicë. Ai tha se pas përfundimit të procedurave të bartjes së pronës dhe pajisjes me lejet e kërkuara, shumë shpejt, Bashkësia Islame e Kosovës, do të fillojë me ndërtimin e xhamisë në këtë vend, si një kërkesë e kamotshme e besimtarëve të asaj ane.

Nënkryetari Ajeti falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen, si dhe përgëzoi Bashkësinë Islame të Kosovës për gatishmërinë e treguar për ndërtimin e xhamisë në Kishnicë, e cila besimtarëve do t’ua mundësojë kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve fetare në kushte komode.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…