Prishtinë, më 23 qershor 2022
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot mbajti mbledhjen parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive që udhëtojnë për të kryer haxhin këtë vit.
Në fokus të takimit të tij me udhëheqësit e haxhive ishte koordinimi i punëve, bashkërendimi i detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive të udhëheqësve në raport me haxhitë, me qëllim të mbarëvajtjes së kryerjes së haxhit në formën më të mirë.
Gjatë këtij viti nga Kosova në haxh do të shkojnë 741 haxhi.