Prishtinë, më 8 prill 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka marrë pjesë sot në tribunën fetare të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Shtimes.

Në këtë tribunë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, kryesuesi i asamblesë komunale, drejtues të institucioneve komunale, si dhe shumë qytetarët të Shtimes.

Fillimisht këtë tubim e përshëndeti kryetari i Këshillit të BI-së së Shtimes, Skender ef. Baftiu.

Kryeimami Sahiti mbajti një ligjeratë kushtuar Ramazanit dhe shpalljes hyjnore. Ai foli rreth të mirave dhe begative që sjellë muaji Ramazan.

Tribuna u shoqërua me këndimin e pjesëve nga Kurani dhe ilahive, të cilat u interpretuan nga Avdush ef. Krosa dhe Armend ef. Beqiri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…