Prishtinë, 22 prill 2020
Në pamundësi takimi të rregullt në prag të muajit të bekuar të ramazanit (për shkak të pandemisë), Kryeimami I Bashkësisë Islaeam të Kosovës Sabri ef. Bajgora ka zhvilluar takim virtual me kryeimamët e Këshillave të BIRK-ut nëpërmes platformës zoom, ku me këtë shpalosi platformën e aktiviteteve fetare islame në kuadër të Kryesisë së BIRK-ut për muajin e Ramazanit për vitin 2020.
Përveç të tjerash, Bajgora kërkoi që të respektohen vendimet e Kryesisë në këtë kohë pandemie, si dhe të shfrytëzojnë rrjetet sociale dhe mediet lokale për realizimin e aktiviteteve të Ramazanit, në mënyrë që xhemati të mos ta ndiejë shumë mungesën e pranisë fizike në objektet tona fetare.
Mbledhja u përmbyll me raportimin e kryeimamëve për përgatitjet e tyre për Ramazan në nivel lokal. Takime të tilla virtuale do të realizohen gjatë gjithë muajit Ramazan, dhe jo vetëm (varësisht nga rrethanat që na paraqiten).
