Prishtinë, 29 mars 2018
Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora në mbledhjen e rregullt të datës 29 mars 2018, takoi , kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në mbledhjen e mbajtur u raportua për aktivitetet fetare të tremujorit të parë të këtij viti. Raporti përfshiu punën dhe angazhimet e drejtorisë fetare-arsimore në BIK dhe gjithashtu punën e secilit prej kryeimamëve lokalë të 26 këshillave të BIK-ut.
Pikë kyçe e mbledhjes ishte diskutimi i platformës së aktiviteteve fetare për muajin e bekuar të Ramazanit të këtij viti.
Kryeimami Bajgora foli rreth përgatitjeve për muajin e Ramazanit, në mënyrë që imamët të jenë sa më të përgatitur para xhematit me aktivitete të ndryshme e që zgjojnë interes jo vetëm tek ata por edhe te masa e gjerë e popullit.
Në vazhdim, kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre se si të pritet sa më mirë muaji i Ramazanit, si dhe për vazhdimësinë e projekteve të mësimit fetar nëpër xhami dhe për aktivitetet e tjera fetare.