Urimi i Myftiut Tërnava për Ipeshkvin Dodë Gjergji Prishtinë, 23 dhjetor 2014Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë. Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet: TELEGRAM URIMII nderuari Ipeshkëv Dodë Gjergji,Të nderuar besimtarë katolikë,Me respekt e sinqeritet në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve e forumeve të saj dhe në emrin tim, ju uroj e përgëzoj me rastin e Festës së Krishtlindjeve, e cila ka për simbolikë lindjen, jetën dhe mirësinë.Në vigjilje të kësaj feste dëshiroj që të shpreh edhe një herë aspiratën tonë të përbashkët për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për popullin dhe vendin tonë. Zotni Ipeshkëv! Të nderuar vëllezër! Festat fetare në këtë nënqiell gjithherë kanë qenë vlerë e shtuar e virtyt i çmuar që kanë kultivuar njohjen, afrimin, respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin e fisnikërimin e popullatës sipas mësimeve hyjnore e traditës sonë të ndritshme.Duke ju përshëndetur dhe uruar edhe një herë ju dëshiroj, shëndet, mbarësi e lumturi. Me respekt,Naim ef. TërnavaMyfti i Kosovës