Prishtinë, 17 prill 2019
Me pjesëmarrjen e 90 shteteve nga mbarë bota, nga data 9 deri me 17 prill, në Kuvajt, u mbajtën Garat Ndërkombëtare të Kuranit.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës në këto gara u përfaqësua nga studentët Aburrahman Rama dhe Mendim Sllamniku, të cilët garuan në fushën e leximit të Kuranit me texhvid dhe me tertil (bukur lexim të Kuranit). “Përfaqësimi i Bashkësisë Islame në këto gara, sa ishte nder ishte edhe përgjegjësi e madhe, ngase konkurrenca ishte tejet e madhe. Mirëpo, vetëm pjesëmarrja në këto gara ishte ngjarje shumë madhështore”, shprehet studenti Mendim Sllamniku.
Këto ishin garat e 22-ta, me radhë që organizohen nën organizimin e shkëlqesisë së tij, emirit të Kuvajtit, Sabah el Ahmed el Xhabit Esabah.