Myftiu Tërnava takoi imamët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Prishtinë, 16 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Skenderajt, Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, në kuadër të takimeve rajonale me administratën dhe imamët e këshillave të BI-së. Në pritje të myftiut Tërnava në Skenderaj ishte kryetari i KBI në Skenderaj Nexhmi ef. Maksuti, në KBI të Mitrovicës Irfan ef. Krasniqi dhe në Vushtrri Shemsi ef. Rrahimi të cilët e njohën myftiun me zhvillimet dhe punën që po bëhet në këto Këshilla.

Myftiu Tërnava shprehi falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Në të përveç tjerash u bisedua edhe për veprimtarinë e këtyre Këshillave, raportet Këshill imam dhe anasjelltas, veprimtaria dhe aktivitetet fetare, çështja e organizimit të Haxhit dhe Umres, çështja e pronave vakëfnore etj.

Ai poashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët pë punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIKR-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare. Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e BIRK-ut shqyrtoi rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19

Prishtinë, 29 shtator 2020 Në mbledhjen e fundit Kryesia e  Bashkësisë Islame të Republikë…