Datë: 7 nëntor 2022
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRISHTINË – shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Dabishec
2. Shofer për nevojat e KBI Prishtinë, 2 (dy) vende
KANDIDATËT E INTERESUAR POZITËN E IMAMIT DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
- Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga Kryesia),
- T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,
- Të kenë aftësi komunikuese me xhematë,
- Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,
- Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,
- Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin tradicional të trojeve tona.
DOKUMENTET E KËRKUARA
Krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:
· Diploma e Medreses dhe Fakultetit,
· Çertifikata e lindjes,
· Çertifikata shëndetesore,
· Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,
· Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht kanë qenë në punë),
· Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,
· CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional
(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal)
KANDIDATËT E INTERESUAR POZITËN E SHOFERIT DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
- Diplomën e shkollës së mesme
- Certifikatën e lindjes
- Cerftifikatën shëndetësore
- Certifikatën se nuk është nën hetime
- Vërtetim për përvojen e punës
- Patenta e shoferit për kategorinë B
VËREJTJE:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Prishtinë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në webfaqen zyrtare të BIRK.
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.