Konkurs Datë: 19 korrik 2021Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë shpall:KONKURSPër plotësimin e vendit të lirë të punës:1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit.T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së KBI-së Podujevë.Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës;Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në Bashkësinë Islame për ata që kanë të kryer fakukltetin dhe 5 vjet për ata që kanë kryer Medresenë. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë dhe ajo e FakultetitCertifikata e lindjesCertifikata shëndetësoreCertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuarVërtetimi për përvojën e punësDeklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare nëse e kërkon nevojaCV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesionalLetërnjoftimi (fotokopje) Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.