Konkurs Datë: 3 shkurt 2021Këshilli i Bashkësisë Islame në GjakovëShpall:KONKURSPër plotësimin e vendeve të lira të punës:1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës2. Udhëheqëse e Departamentit të Grave – dega në Gjakovë3. Mualime Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës), kurse për pozitën sekretar vlen edhe Fakulteti i Juridikut.T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së KëshillitTë kanë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetareTë janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikishtTë mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuarTë janë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatësTë janë nënshtetas të Republikës së Kosovës Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë dhe ajo e FakultetitCertifikata e lindjesCertifikata shëndetësoreCertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuarVërtetimi për përvojën e punësDeklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetareCV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesionalLetërnjoftimi (fotokopje) Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.