Datë: 3 shkurt 2021
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë
Shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës
2. Udhëheqëse e Departamentit të Grave – dega në Gjakovë
3. Mualime
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës), kurse për pozitën sekretar vlen edhe Fakulteti i Juridikut.
- T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit
- Të kanë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare
- Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht
- Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
- Të janë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës
- Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
- Certifikata e lindjes
- Certifikata shëndetësore
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
- Vërtetimi për përvojën e punës
- Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
- CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
- Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.