Konkurs Data: 3 dhjetor 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall: KONKURS Për plotësimin e vendeve të lira të punës: 1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e lagjes së Sylanve – Shpkovc; 2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Shupkovc; 3. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vaganicë; 4. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshtatit Vorrnicë. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës); T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit; Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare; Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht; Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar; Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës; Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit; Certifikata e lindjes; Certifikata shëndetësore; Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar; Vërtetimi për përvojën e punës; Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare; CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional; Letërnjoftimi (fotokopje). Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.