Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81 vjeçare, ka ndërruar jetë dijetari e alimi ynë i njohur, njëherësh edhe veteran i letrave islame në gjuhën shqipe si dhe zyrtar shumëvjeçar i Kryesisë së BIK, Hajrullah ef. Hoxha.

Biografi
H. Hajrullah Hoxha u lind në fshatin Korroticë, komuna e Gllogocit, më 1939. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, më pas vazhdoi në Medresenë e Ulët të Prishtinës, ndërsa të mesmen e kreu në “Gazi Husrevbeg”, në Sarajevë.
Në Bashkësinë Islame punoi që nga viti 1964, së pari kreu detyrën e imamit në Deçan, ndërkaq nga viti 1969 ishte imam dhe referent arsimor-fetar në Mitrovicë.
Nga viti 1980, H. Hajrullah Hoxha punoi si nëpunës administrativ në Kryesinë e Shoqatës së Ylemave të Kosovës.
H. Hajrullah Hoxha është njëri ndër themeluesit dhe pishtarët e publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë. Veprimtarinë e tij në këtë e fushë e filloi në “Buletin”, për të vazhduar në “Takvim-Kalendar”, “Edukata Islame”, “Dituria Islame” etj., ku ka botuar trajtesa, përkthime e analiza të ndryshme nga fusha e islamologjisë.
Kontributi më i madh i H. Hajrullah Hoxhës është në “Takvim- Kalendar”, në të cilin, që nga nxjerrja e tij në dritë më 1970, është autor i pjesës kalendarike për trevën e Kosovës. Gjithashtu H. Hajrullah Hoxha ka qenë njohës studiues i mirë i shkencave islame. Ka njohur mirë historinë islame, e posaçërisht biografinë e Muhamedit a.s. Në revistën, “Edukata Islame”, që nga numri 1 deri në numrin 60-të botoi punimin “Muhamedi a.s. dhe përhapja e fesë islame”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …