KONKURS (Stellenanzeige)

Pozita: Imam, hoxhë, mualim.

Vendi: Xhamia DAI-Mannheim, Gjermani.

Data e aplikimit nga: 01.12.2020 – 31.01.2021

Fillimi i punës: 01.06.2021

Kohëzagjatja e kontratës: e pakufizuar

Veprimet, detyrat dhe përgjegjësitë:

Aplikuesi për këtë detyrë dhe vend pune duhet të kryej obligimet e përgjithshme të një imami klasik, intelektual dhe shkencor.

• Veprimet, detyrat dhe përgjegjësitë specifike shtrihen siç vijon:

  • I rregullt dhe i saktë në faljen e 5 kohëve të namazit, (gjatë muajve të verës namazi i jacisë ora 23:15 ndërsa i sabahut ora 04:30).
  • Dy ligjërata javore (të xhumave dhe të shtunave) dhe hutbe kuptimore.
  • Ligjëratë për takime rinore dhe me xhematë.
  • Aftësi komunikuese, organizative dhe kompetenca pedagogjike.
  • I vetëdijshëm për rrethanat e vendit të punës dhe i gatshëm për bashkëpunim me komunitetet fetare, institucionet, etj.
  • Mësim-besim dy herë në fundjavë, për fëmijë dhe të rritur, (vajzat dhe gratë duhet të mësohen nga bashkëshortja e imamit aplikues e cila duhet të ketë të kryer së paku medresenë apo hafize e Kur’anit, e njejta angazhohet edhe për aktivitetet e gjinisë femërore gjatë tërë vitit dhe me ligjërata javore gjatë Ramazanit).
  • Aplikuesi duhet të ketë parasysh kryerjen e akteve fetare siç janë, akika, kurorizime, përgatitjen dhe faljen e xhenazeve.
  • Detaje më të hollësishme në intervistë.

• Kualifikimi profesional:

  • Të ketë të kryer së paku fakultet në ndonjërin nga universitetet ne tokat arabe.
  • T’i përkas shkollës juridike hanefite.
  • Gjatë kryerjes së detyrës fetare duhet të mbajë uniformë klasike të imamit.
  • Të mos i përkas ndonjë grupimi jashtë institucional.

XHAMIA – MOSCHEE “DAI” Mannheim

PETTENKOFERSTR.8, 68169 MANNHEIM tel. +49 (0) 176 60897247 [email protected]

• Aplikuesi duhet të plotësojë këto kushte:

  • Cv në dhe letër motivuese duke pasur parasysh të gjitha sfidat e detyrës imam.
  • Kopje të dokumenteve personale.
  • Kopje të diplomës, (edhe të bashkëshortes).
  • Certifikatë mjekësore.
  • Certifikatë se nuk ka ndjekje penale dhe se nuk është nën hetime nga autoritet e shtetit përkatës.
  • Të flasë dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe, obligohet që të flasë dhe shkruaj gjuhën arabe.

• Xhamia ofron:

  • Pagë mujore, neto- 2000, – €uro.
  • Sigurimet obligative.
  • Pushim vjetor 6 javë.
  • Ditë të lirë javore, (dita e hënë).
  • Banesa, ushqimi dhe transporti janë personale, private të aplikuesit.

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postës ose me E-Mail:

[email protected]

P.S.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do merren në shqyrtim, dokumentet të dërgohen të kopjuara por të verifikuara ngase të njëjtat nuk kthehen prapa. Kandidatët potencial do të intervistohen dhe më pas do votohen nga kryesia e xhamisë që janë 7 anëtarë.

Moschee DAI Mannheim

Pettenkoferstr. 8

68169 Mannheim Germany-Deutschland

Kontakt: Amir Abdiji – Mob.: +49 (0) 176 60897247

Konkursi ju dërgohet:

  • BFI-Maqedonia e Veriut
  • BIK-Republika e Kosovës
  • KMSH-Shqipëri
  • BIK-Luginë
  • UIAZD-Gjermani
  • FB-Xhamia DAI Mannheim

Kryesia e xhamisë DAI Mannheim, 30.11.2020

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …