Mesazh urimi për 28 Nëntor Dita e Flamurit bart në vete ndjenjën e krenarisë e të ndërgjegjes sonë kombëtare, si dhe sakrificën, angazhimin, lavdinë e dinjitetin e popullit tonë, që pikërisht më 28 nëntor 1912, vendosën themelet e mëvetësisë e pavarësisë së atdheut e popullit tonë.Edhe në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin tonë, kujtojmë me pietet ideatorët, prijësit, heronjtë e themeltarët e pavarësisë të të gjithë brezave, të cilët u angazhuan, vepruan e sakrifikuan për jetësimin e pavarësisë së trojeve tona. Respekt, shëndet, mbarësi e harmoni për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden.Zoti i bekoftë trojet tona!Zoti e ruajtë popullin tonë!Gëzuar Dita e Flamurit!Gëzuar Dita e Pavarësisë!Prishtinë, 28.11.2020Myftiu i Kosovës,Naim Tërnava