Konkurs Data: 25.08.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës: 1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Velekincë; 2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bilinicë; 3. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Pasjak; 4. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Lladovë. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës); 2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit; 3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare; 4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht; 5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar; 6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës; 7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: * Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit; * Certifikata e lindjes; * Certifikata shëndetësore; * Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar; * Vërtetimi për përvojën e punës; * Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare; * CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional; * Letërnjoftimi (fotokopje). Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.