10 qershor 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:
1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit;
2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës;
7. Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në Bashkësinë Islame për ata që kanë të kryer fakultetin dhe 5 vjet për ata që kanë të kryer medresenë.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
* Certifikata e lindjes;
* Certifikata shëndetësore;
* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
* Vërtetimi për përvojën e punës;
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional;
* Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.