Datë: 5 qershor 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Vërri
2. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Studime e Epërme
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
* Certifikata e lindjes;
* Certifikata shëndetësore;
* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
* Vërtetimi për përvojën e punës;
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
* Letërnjoftimi (fotokopje);
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.