Në Stanboll të Turqisë, me datën 31 gusht-01 shtator 2013 ,u mbajtë konferenca e tetë për të rinjë “International Conference of Muslim Youth Cultural Coorperation-Konferenca ndërkombëtare për bashkëpunimin kulturor të të Rinjve Mysliman” oraganizuar nga International Youth Forum (IYFO) ,ku morrën pjesë  rreth 120 organizata nga më shumë se 50 shtete te botës si dhe organizata të ndryshme nga Turqia.

Temë diskutimi e kësaj konference ishte “Uniteti Musliman”. Në këtë konferencë u diskutua përmes paneleve të diskutimit ku qëllimi ishte të arrihet uniteti sa më i fuqishëm ndërmjet muslimanëve dhe rinisë Islame. Aty u diskutua për ndikim dhe rolin e disa faktorëve kyq në këtë drejtim si: edukimi, arsimi, ekonomia,teknologjia,  mediat etj.
Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës edhe në këtë vit mori pjesë në këtë konference që u përfaqësua nga Mr.Fitim Gashi-udhëheqës i Departamentit, i shoqëruar nga Muhamed Mavraj-udhëheqës i degës së Departamentit në KBI-Pejë.
Në këtë konferenc, u mbajt edhe një fjalim nga ana e përfaqësuesit Mr.Fitim Gashi i cili pasi paraqiti vizionin dhe objektivat e Departamentit në vazhdim të fjalës së tij u përqëndrua tek tema boshte e konferencës.
Përveq kësaj, përfaqësuesit e Departamentit të të rinjve zhvilluan edhe disa takime me përfaqësues  të të rinjve nga vendet e ndryshme islame si: Egjipti, Jemeni, Siria, Indonezia etj. Ndër takimet e mbajtura ishte edhe ai me Z.Muhamed Musa Budak Kryetar i IYFO.
Vlen të përmendet se pas përfundimit-përmbylljes së Konferences, në prani të të gjithë pjesëmarrësve, u këndua një Ilahi nga Muhamed Mavraj-udhëheqës i degës së Departamentit në KBI-Pejë. Ilahia u këndua në tri gjuhë: Arabisht, Turqisht dhe Shqip.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…