Prishtinë, 30 gusht 2013
Dje, disa media kanë raportuar se Bashkësia Islame është urdhëruar nga Policia e Kosovës që t’i sigurohet transporti nga shtëpia në punë dhe anasjelltas z. Xhabir Hamiti, si masë sigurie, pasi që z. Hamiti sipas mediave qenka kërcënuar dhe paska kërkuar ndihmën e policisë.

Për hir të së vërtetesë dhe informim të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, i cili është venë në lajthitje dhe është dezinformuar, jemi të detyruar të dalim me këtë sqarim.
Kryesia e Bashkësisë Islame njofton opinionin e gjerë se nga Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë shkresë a dokument tjetër  me të cilin i kërkohet që t’i  sigurohet transport, z. Xhabir Hamitit. Madje me përgjegjësi të plotë themi se BIK vetëm përmes mediave është njoftuar që z. Xhabir Hamiti qenka kërcënuar, ngase i njëjti në asnjë moment nuk ka deklaruar tek forumet e BIK-ut se ai ndihet i rrezikuar apo ka marrë  kërcënime çfarëdo qofshin ato.
Për korrektësi njoftojmë opinion se dje, derisa mbahej mbledhja e Kuvendit të BIK, në arkivin tonë është dorëzuar një shkresë në rrugë jozyrtare, e cila nuk ka të bëjë me BIK, ngase shkresa në fjalë për të cilën raportuan një numër i mediave, i drejtohet personalisht z. Xhabir Hamitit, të cilit ia ka dërguar Policia e Kosovës, që dëshmohet me nënshkrimin e tij, e ky pastaj në rrugë jozyrate e sjell tek ne. Për korrektësi me opinion ne japim faksimilen e plotë ku shihet qartë që kjo shkresë i drejtohet z. Xhabir Hamitit, dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë që është shkruar dje nëpër media.
Andaj, lajmin e dhënë dje e konsiderojmë një spekulim të qartë për motive të ulta, ku është vënë në lajthitje edhe Policia e Kosovës.
Është për të ardhur keq se disa media trumbetuan me të madhe se kanë arritur që ta sigurojnë “urdhëresën” e policisë së Kosovës për BIK, por është çudi se si nuk e paskan parë që shkresa i drejtohet z. Xhabir Hamitit e jo Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Kryesia e BIK një veprim të tillë e konsideron tendencioz, të ultë e të qëllimshëm. Jemi të bindur që mediat tona kanë të gjitha kapacitetet e duhura që të interpretojnë  qartë një shkresë ku gjithçka është e qartë. Misioni i mediave është për të informuar drejtë e paanshme, e jo për të dezinformuar e spekuluar.
Bashkësia Islame e Kosovës, përkrah fuqishëm lirinë e medias dhe të fjalës së lirë, por është e shqetësuar se si një pjesë e mediave tek ne, në emër të lirisë kanë ndërmarrë një fushatë denigruese kundër BIK, duke i ofruar opinionit shpifje, akuza, e trillime nga më të ndryshmet, që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin, por thjeshtë janë sajesa që kanë për qëllim  dëmtimin e imazhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe atë në funksion  të një grupi të izoluar karrieristësh.
Kryesia e BIK fton mediat që të jenë të paanshme, të kryejnë misionin e tyre me nder e profesionalizëm. Ne si Bashkësi Islame  si gjithmonë, jemi për një bashkëpunim të hapur e korrekt, por pa u venë në agjenda të askujt.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…