Në një konferencë për medie në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, udhëheqësit fetarë: të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike dhe të Kishës Protestante, më 18 shkurt mbajtën një konferencë të përbashkët për medie, ku ftuan spektrin politik që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjedhje për tejkalim të situatës dhe ulje të tensioneve.
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava ka apeluar te forcat politike që të gjejnë forcë dhe kurajë për një unitet dhe vizion, në mënyrë që të dilet nga kriza politike që ka kapluar vendin.

“Ne vazhdimisht kemi thirrur dhe do të thërrasim popullin për tolerancë e humanizëm mes vete. Me këtë rast dua që të ftoj edhe spektrin politik të Kosovës që të gjejnë kurajë, forcë, dije, vision, që ta gjejnë një unitet veprues për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendemi”, tha myftiu Tërnava.
Tërnava po ashtu tha se në Kosovë besimet fetare kanë luajtur rol shumë të madh për të krijuar vlera të përbashkëta të tolerancës e humanizmit në vend.
Në anën tjetër, ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se qëllimi i tyre është që të gjithë njerëzit vullnetmirë ta thërrasin arsyen për mirëkuptim, për dialog dhe për një ndërtim të së ardhmes së fëmijëve dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe se kërcënimet me çfarëdolloj force nuk i bëjnë mirë askujt.
“Nuk mendojmë që duhet të kërcënojmë njëri- tjetrin as me forcën e popullit as me forcën e pushtetit, por me forcën e dialogut me njëri-tjetrin”, tha ipeshkvi Gjergji.
Ndërsa Driton Krasniqi, nga Kisha Protestante, ka thënë se kjo dalje e përbashkët është që të përçohet një mesazh i paqes për të gjithë njerëzit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…