Më 19 shkurt myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava qëndroi në Ferizaj, ku u prit nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Në këtë takim janë diskutuar forma të ndryshme të bashkëpunimit, si dhe të gjitha rrjedhat që po zhvillohen në Komunën e Ferizajt dhe në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava ka falënderuar kryetarin Svarqa për pritjen e bërë, si dhe ka theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt gjithnjë ka ekzistuar, dhe ai edhe në të ardhmen do të sjellë rezultate. “Bashkësia Islame ka qenë e interesuar shumë që besimtarët e të gjitha besimeve në këtë nënqiell të jetojmë në kushte jashtëzakonisht të mira, që ata të respektojnë besimet e njëri-tjetrit, të tregojnë në vazhdimësi humanitet, tolerancë dhe besim reciprok në mes besimeve në Kosovë, e që është një pasuri e madhe që ka pasur dhe ka kombi shqiptar, e që nuk e kanë edhe shumë kombe të tjera. Pra, këtë pasuri e kemi ne shqiptarët, dhe ne duhet ta ruajmë këtë begati kaq të madhe që na e ka falur Zoti”, tha myftiu Tërnava.
Kurse nga ana e tij, kryetari Svarqa, ka vlerësuar bashkëpunimin tepër të mirë mes dy institucioneve. “Ne sigurisht që kemi pasur bashkëpunim tradicional, dhe në përgjithësi kemi qenë pjesë pozitive nëpër të gjitha kërkesat që ka parashtruar Këshilli i Bashkësisë Islame i Komunës së Ferizajt. Natyrisht se gjatë bisedave shprehim edhe shqetësimet tona edhe për format e ndryshme negative që ndërlidhen edhe me involvimin e organizatave të ndryshme humanitare e të dyshimta, të cilët kanë investuar në Kosovës, por edhe për elementet tjera jotradicionale, jo të frymës së bashkëpunimit, e që ka zhvilluar Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi në mes vete”, ka thënë Svarqa.
Sfarqa ka pohuar se është shumë i kënaqur me frymën e tolerancës që mbretëron në mes komuniteteve fetare.”Unë si kryetar komune i kam takuar në vazhdimësi udhëheqësit, të cilët shprehin konsideratën dhe mbështetje reciproke”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në këtë takim u bisedua edhe për shumë çështje të tjera. Ky takim ishte i pari ne mes krerëve përkatës, kryetarit të Komunës së Ferizajt dhe asaj të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gallery Wordpress
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…