Konkurs Prishtinë, 7 janar 2016 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, shpall: Konkurs Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës në Konviktin e vajzave në Prishtinë: 1. Kujdestare ditore në konvikt të vajzave (4). Kandidatet e interesuara duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin, (përparësi kanë me FSI), Të ketë tri vite përvojë pune në BI. Kandidatet e interesuara për punësim, kërkesës për punësim, duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente: – Diplomën e shkollës së mesme dhe të fakultetit, (nëse fakultetin e ka të mbaruar jashtë shtetit diplomën e nostrifikuar), – Vërtetim për përvojën e punës, – Certifikatën e lindjes, – Certifikatën e mjekut, – Certifikatën se nuk është nën hetime, – CV-në me të dhëna personale. Vërejtje: Përshkrimi i vendeve të punës- të drejtat dhe obligimet- do të bëhet pasi që kandidatët të pranohen në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçant të Kryesisë. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale. Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen e Kryesisë. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së (Rr. “Bajram Kelmendi”, nr. 84, 10 000 PRISHTINË). Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.