Myftiu priti komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor Prishtinë, 10 shkurt 2014Myftiu Tërnava priti komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim HapësinorMyftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural , Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga deputeti Nait Hasani- kryetar i Komisionit. Myftiu Tërnava falënderoi komisionin për vizitën dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u paraqiti vërejtjet e propozimet për projektligjin mbi zhurmën që tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.“BIK gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet t’i zgjidhim duke debatuar dhe kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme me institucionet tona”- tha, përveç tjerash, Myftiu Tërnava.Kryetari i Komision, Nait Hasani pasi e falënderoi Myftiun për pritjen dhe e informoi atë për punën që ka bërë në komision, për projektligjin në fjalë, ai tha:“Projektligji për mbrojtjen nga zhurma nuk është kundër objekteve fetare, e as kundër bashkësive fetare, sikur edhe është trajtuar nga disa media dhe grupe të caktuara politike. Ne jemi për bashkëpunim të hapur, të dëgjojmë dhe të pranojmë vërejtjet dhe sugjerimet e bashkësive fetare prandaj dhe jemi këtu, dhe më lejoni që në e emër të Komisionit t’ju ftojmë të mërkurën të merrni pjesë aktive , si grup i interesit, me propozimet tuaja konkrete” -tha kryetari Nait Hasani.