Prishtinë, 10 shkurt 2014
Myftiu Tërnava priti komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava  priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural , Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga deputeti  Nait Hasani- kryetar i Komisionit.

Myftiu Tërnava falënderoi   komisionin për vizitën dhe  në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u paraqiti vërejtjet e propozimet për  projektligjin mbi zhurmën që tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.
“BIK gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar që të gjitha  çështjet  t’i zgjidhim duke debatuar dhe kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme  me institucionet tona”- tha, përveç tjerash, Myftiu Tërnava.
Kryetari i Komision, Nait Hasani pasi e falënderoi Myftiun për pritjen dhe e informoi atë  për punën që ka bërë në  komision, për projektligjin në fjalë, ai tha:
“Projektligji për mbrojtjen nga zhurma nuk  është kundër objekteve fetare, e as kundër bashkësive fetare, sikur edhe është trajtuar nga disa media dhe grupe të caktuara politike. Ne jemi për bashkëpunim të hapur, të dëgjojmë dhe të pranojmë vërejtjet dhe sugjerimet e  bashkësive fetare prandaj dhe jemi këtu,  dhe më lejoni që në e emër  të Komisionit  t’ju ftojmë  të mërkurën të merrni pjesë aktive , si grup i interesit, me propozimet tuaja konkrete” -tha kryetari Nait Hasani.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…